Me rreth 100 hektarë vreshta, Bukmira e Mirditës është prodhuesi më i madh i rrushit në veri të vendit. Shkon ne 20 mijë kuintal prodhimi vjetor, ndërsa çmimi varion nga 60 deri në 90 lek/ kg. Vreshtaret nuk kanë kontrata me grumbullues ç’ka do të thotë se hasin vështirësi në gjetjen e tregjeve.
“Problem kemi marketingun, tregun, nuk mbajnë fjalën kompanite për kontratën. Çmimi është 70 deri në 80 lek për kg”, tha fermeri Frrok Prenga.
Në Bukmirë prodhohet rrush për verë, në varietetet Shesh i Bardhë, Shesh i Zi dhe Kallmet. Janë 2-3 kantina vendase që po blejnë rrush këtë vit, mes tyre dhe ‘Mrizi i Zanave’. Ato nuk e marrin gjithë sasinë, ndaj të fund të sezonit vreshtarët do detyrohen ta hedhin në kanal, siç ka ndodhur vitet e tjera.
“Marrin jashtë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova me çmim më të ulët. Cilësia e rrushit të Bukmirës është e lartë dhe nuk krahashohet me askënd tjetër. Unë kam 160 kuintal në vreshta, por s’kam ku ta çoj”, shton ai.
Ndërsa vreshtari, Ndue Doda shprehet se “rrushi merret kryesisht nga kantinat e Fran Kaçorrit dhe Altin Prengës, pjesa tjetër që mbetet shitet me pakicë.
Sakaq Gjon Ndoj ankohet se po e shet rrushin me çmim të lirë, 80 lek për kg ndërsa shpenzimet janë të larta. Vetëm për pesticidet, thotë ai, kam shpenzuar 150 mijë lek (të reja).
Me këtë punë kanë lidhur jetesën 40 familje, të cilat nuk sigurojnë dot tregun edhe pse kanë prodhim me cilësi të lartë. Shqetësimit të tyre u bashkohet sipërmarrësi Altin Prenga, i cili apeleon qytetarët të konsumojne produkte “Made in Albania”.
“Çdo vit e kemi plotësuar kapacitetin e kantinës dhe kërkesa e fermere për të shitur është më teper. Që të mos braktisen fshatrat mjafton të zgjedhësh të konsumosh produkte shqiptare. Për turizmin shqiptar s’ka rrugë tjeter vetem të përdorë prodhim vendas. Nëse konsumtori porosit vere shqiptare dhe jo të huaj është duke kontribuar për zhvillimin e vendit”, tha Prenga.
50 vite më parë, kur sistemi komunist ndërtoi vreshtat e Bukmirës, e çonte prodhimin në Gjermani, ndersa sot rrushi i Bukmirës mbetet stok për shkak të konkurencës së importit dhe mungesës së pikave të grumbullimit.
E vleresoj maksimalisht punen e Prenges por me aftesite e marketingut qw ka mund te bej me shume per te shitur vere cilesore dhe me cilesi te mire Kallmeti ne i lire i tij eshte gati 6500 leke te vjetra litri Mendoj qe mund ta shesi me lire dhe te shtoj konsumin Nuk mund ta konkurroje nje vere italiane me bag in the box me 3mije leke te vjetra litrin ose dhe me pak
PërgjigjuJu lumshi krahet Por ju duhet ta perpunoni per te bere verera ose raki Eshte gjynah tu shkoj dem Dilni dhe shiteni neper rrethe sepse kerkesa ka plot
PërgjigjuO Altin. Per te ba si thua ti duhet te kthejme komuzimin dhe te mbyllim kufinjet.
PërgjigjuDuhet me i prodhue të gjitha lodrat në vend, përfshi dhe ato kineze. Se me rrushin s'kemi gjo
BEJENI DHE PAH RAKI E VERE ,,,SE RAKINE E MIRE E MERR KUSHDO....
PërgjigjuMe gjithe respektin per lodhjen tuaj, por nuk besoj qe konsumatori eshte budalla qe te bleje cilesi me te ulet. Sepse dhe cmimi sado qe eshte me i lire, nuk besoj se mbeti puna per pak qindra leke diference. Shkurt nese diferenca eshte me 20-30 leke une sigurisht do marr me te mirin. Por kam frike qe calon puna tek cilesia...
Përgjigjunje etikete me emer italian, ne itali mos u lodhni kot nodshta ne rumani, hungari, poloni, serbi, atje ku tregje. tregtaret duhet te studiojne vendet e lindjes
Përgjigju