Foto nga Elisabeth të vajzave me vitiligo

Lifestyle

Bukuria unike e lëkurës...seti fotografik i vajzave me sëmundjen e vitiligos (FOTO)

18 Nëntor 2019, 20:31| Përditesimi: 18 Nëntor 2019, 20:40

  • Share

Elisabeth Van Alderen zbuloi 8 vite më parë, vitiligon sëmundjen e lëkurës ku mungon një pjesë e pigmentit.

Frymëzuar nga përvoja e saj, Elisabeth nga  Hollanda filloi të fotografonte vajzat që kishin të njëjtën sëmundje si ajo.

Ajo e quajti “Shades of Pale” serinë e fotove të vajzave.

 "Vitiligo është një gjë kaq e fuqishme, ju bën të qëndroni në këmbë, ju detyron të përqafoni bukurinë tuaj unike. Le ta festojmë të gjithë”, është shprehur Elisabeth.

Ajo është shprehur se po i thonë lamtumirë pigmentit të tyre dhe po çlirohen nga perceptimi i bukurisë.

“Ky projekt është të ndihmojë në thyerjen e kufijve dhe inkurajimin e të tjerëve që të jenë  më autentikët në llojin e tyre. Bukuria mund të jetë gjithçka që dëshironi të jetë ”, ka thënë ajo.

Disa nga fotografitë shfaqin të gjithë trupin e tyre, ndërsa të tjerët janë përqendruar në një pjesë të veçantë.

Elisabeth është ende në kërkim të më shumë personave që duan të marrin pjesë në seri.

Për të kontaktuar, ajo ndodhet në Instagram.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?