22 piktorë qëndruan 5 ditë në Lezhë dhe bukuritë natyrore i hodhën në telajo. Punimet e tyre u prezantuan përmes një aktiviteti të veçantë të organizuar në Shëngjin, i cili erdhi si risi në prag të nisjes së sezonit turistik. “Lisus Art Koloni” është nismë e piktorit të njohur lezhjan Pashk Përvathi, i cili shprehet se arti figurativ është mënyra më e mirë për të prezantuar këtë zonë me resurse të jashtëzakonshme.
“Grupi i piktorëve, peizazhist është grupi më i mirë që kemi ne në qarkullim në Shqipëri. Lezha të jep një mundësi të shprehësh në piktura si rrallë vende në Shqipëri. Lezha ka ndryshuar. Shëngjini ka ndryshuar dhe është mundësia për të fiksuar kohën”, thotë ai.
Lezha të jep mundësi për të shprehur talentin thonë piktoret, të cilët u bënë pjesë e kësaj iniciative.
“Lezha fatmirësisht e ka krijuar Zoti me dorën e vet. Ka krijuar një mrekulli natyrore. Shquhet për vlerat e jashtëzakonshme turistike”, shprehet një piktor.
“Kam bërë gjithsej 7 piktura. Piktura e fundit që pikturova është hyrja e Kështjellës së Lezhës. Unë e kam pasion historinë dhe sidomos peizazhin historik”, shprehen piktorët.
Lezha është djepi i të mësuarit të pikturës nga natyra për studentët e akademisë së arteve. Motivet të japin dorë sepse janë deti, lagunat, etj”, shprehet një piktor tjetër.
Ne këtë ekspozitë u prezantuan 80 piktura me peisazhe të zonave më të bukura të Lezhës.
TUUURPPPP...arti pertoke, a nuk kishte stand bashkia e Leshës për ti vënë??? Kur i shikon të duket një shoqëri e mpirë dhe e dehur e komplet e çartur që thonë: - të paktën arritëm ti ekspozojnë.....ÇUDI e madhe. Edhe tregu I Gabit ka stand-et për këpucët e parfumosura të varfërisë. Më mirë mos ti ekspozojnë fare se bëjnë efektin e kundërt....a e pijnë verën zotërinjtë e bashkisë në lugun e derrit,thiut (këtë fjalë e kupton mjaft mirë Pirini) se është katolik dhe e ha mishin e derrit. Kështu I bie edhe me pikturat që janë ajka e artit pamor. DËRGOJANI VIDEON Z. RAMA E ÇFARË MENDIMI KA E NËSE NDONJË PIKTURË E TIJ DO EKSPOZOHEJ KËSHTU?
PërgjigjuSe c lidhje ka thiu,katoliku e piktura vec absurd hallalli ska lidhje me artin...pjesa e kritikes edhe mund te qendroj