Klaudia Kalia

VIP & Spektakël

Bukuroshja shqiptare do të marrë pjesë në klipin e Ariana Grandes

12 Dhjetor 2019, 19:00| Përditesimi: 12 Dhjetor 2019, 19:18

  • Share

Modelja me origjinë shqiptare Klaudia Kalia zbuloi se i kanë kërkuar të jetë pjesë e një prej klipeve të ardhshme të Ariana Grandes.

E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ajo foli për angazhimet e saj në modeling dhe jetën e përfolur mes Abu Dhabit dhe Evropës.

Prej muajit gusht të verës që lamë pas, 19- vjeçarja ka nënshkruar kontratë me “Fashion Tv” dhe po përjeton një sukses ndërkombëtar.

Ende nuk dihen detaje, pasi nuk është nënshkruar një kontratë e mirëfilltë, por pritet të shohim se ç’do të ndodhë në vijim dhe a do ta shohim modelen si pjesë të klipit të këngëtares së famshme.

Klaudia

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?