Bulevardi i Ri pushtohet nga qytetarët, shëtitje në grupe pa asnjë masë mbrojtëse (VIDEO)

12 Maj 2020, 20:28| Përditesimi: 12 Maj 2020, 20:39

  • Share

Bulevardi i Ri në kryeqytet është pushtuar nga qytetarë pa asnjë masë mbrojtëse pasditen e ditës së sotme edhe pse lëvizja e qytetarëve është e lejuar deri në orën 17:30. Ata kanë preferuar të shfrytëzojnë kohën e mirë dhe të dalin shëtitje me të afërmit e tyre apo shoqërinë.

Pas pak policia ka mbërritur në bulevard që të mundësojë largimin e tyre, pasi ata kanë thyer rregullat e vendosura. Ata gjithashtu kanë marrë edhe fëmijët e tyre të mitur me vete duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Tirana është zonë e kuqe për shkak se ka numrin më të madh të personave aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, plot 70 persona dhe të infektuar ka 366 deri më tani.

Komento

Komente

  • Dionis: 12/05/2020 20:46

    Besoj I kane lare duart. Pse ça. Masazh duhet te merrnin?!

    Përgjigju
  • Polici pa bilbil: 12/05/2020 20:41

    Kapini shpellaret futini nga nje dajak qe te vene mend se ky popull vetem me dru edukohet.

    Përgjigju
    • Aqif Kopertoni: 13/05/2020 17:15

      Po shko me budalla. Shpellar je ti qe tregon dajakun jo ata qe kane dal per qef te tyre.Sa per info, mbajtja e maskes ne ambjentet e hapura nuk eshte e detyrushme dhe as e keshillushme.Po ti shpellar je ,ku ta dish

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?