Kultura

Bulevardit “Zogu I” i parë i shtohet një skulpturë e re moderne! Vepra “Zâni”, një instalacion monumental i skulptorit Sadik Spahia (VIDEO)

1 Qershor 2021, 17:49| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 17:56

  • Share

Në një shesh të vogël përballë Ministrisë së Drejtësisë në bulevardin Zogu i me Platformën e Artit Bashkëkohor “HARABEL” është përuruar vepra më e fundit e artit publik “ZÂNI” me autor skulptorin Sadik Spahija.  

“Zâni” është një instalacion skulpturor i përbërë nga ndërthurja e tubave të hekurit të madhësive të ndryshme, që duket sikur mbajnë njëri-tjetrin pezull mes lojës që drita bën me to. Kjo vepër fizikisht imponuese: e përmasave shumë të mëdha, arrin 16 m lartësi e gjerësi.

Drejtuesja kuratoriale e 'Harabel' Ajola Xoxa për këtë vepër të vëllimeve monumentale që duket si një projeksion transparent i vetvetes, e quan si transkription metaforik të një melodie të sjellë prej vërtitjes së erës mes një pylli pemësh të paprekur nga njeriu

‘‘Zani’ duke qenë se ka rreth një muaj e gjysëm që është instaluar dhe kanë qenë gjërat e fundit për të rregulluar donim të ishte pranverë kur të inagurohej. Kjo është një vepër e cila është figurative. Në fakt ky është një grup pemësh i sjellë në mënyrë urbane në mes të qytetit. Është një vepër monumentale, sidoqoftë për të gjithë ajo ka një lloj transparence, lejon që të depërtojë drita, duket sikur krijon një marrëdhënie zanore përmes tubave të depërtimit të ajrit.’- tha Xoxa.

Për autorin Sadik Spahia  kjo është një vepër që kërkon të përcjellë paqe dhe harmoni mes natyrës e urbanes apo si ndërlidhëse e tyre.

‘Kjo vepër buron nga një ekspozitë e fundit që kam bërë tek Turbina dhe pikërisht tek kjo ekspozitë një nga veprat që ka lidhje me këtë vepër publike, u përzgjodh nga institucioni ‘Harabeli’ për t’ju afruar hapësirave publike.’- tha Spahia.

Ky projekt synon afrimin e publikut me artin bashkëkohor, përmes instalimit të veprave të artit në hapësira publike, pa nevojën e hyrjes në galeri apo muze, sepse arti është një mjet edukues dhe formues i individit, rritës i mendimit intelektual, mendimit kritik dhe imagjinatës, e jo thjesht dekorues. 

‘Dua ta përgëzoj autorin dhe ‘Harabelin’ për këtë nisëm shumë interesante që është për të pasuruar ambientet e Tiranës me vepra të arit bashkëkohor. Në fillim befasojnë dhe pastaj thithen nga publiku.’- tha ndër të tjera Abaz Hado, kritik arti.

Vepra “Zani” nga skulptori Sadik Spahia është e treta vepër që instalohet ne Tiranë në kuadër të projektit Free Art të Platformës së Artit Bashkëkohor HARABEL, pas instalimit të veprave “Drejtëshkrimi” të Adrian Paci dhe “EnoughIsEnough” të Alban Mujës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • marjan: 01/06/2021 18:21

    sikur t'u blije fshesa pastruesve ne tirane, o lal pordha...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?