Foto ilustruese

Greqi/ Bullgarët mashtrojnë shqiptaren në Santorini dhe i marrin 98 mijë euro

3 Shtator, 08:15| Përditesimi: 3 Shtator, 09:46

  • Share

GREQI -Katër bullgarë janë arrestuar nga policia greke, pasi akuzohen se kanë mashtruar një 63-vjeçare me origjinë shqiptare. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata i kanë marrë shqiptares në Santorini 98.500 euro.

Të premten e 30 gushtit, shqiptarja mori një telefonatë nga një grua e panjohur e cila i ishte prezantuar si punonjëse policie dhe i kërkoi një shumë të madhe parash, me argumentin për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që shkaktoi një aksident automobilistik ku ka plagosur rëndë një fëmijë të mitur.

Gruaja ndoqi udhëzimet e saj dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash. Por, pasi e kuptoi mashtrimin, 63-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici dhe më pas autoritetet identifikuan autorët përmes kamerave të sigurisë. Po ashtu uniformat blu gjetën edhe shumën e parave që i kishin marrë shqiptares.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?