Bullgari/ ‘Kryengritja e Madhe Kombëtare’ gjeneron dhunë, të plagosur dhe arrestime

3 Shtator 2020, 12:50| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 12:54

  • Share

E kanë quajtur "Kryengritja e Madhe Kombëtare" atë që ka nisur prej 56 ditësh në Bullgari, por që dje ka gjeneruar dhunë, të plagosur dhe arrestime.

Në përplasjet e natës së mbrëmshme mes policisë dhe protestuesve u plagosuën 45 persona ndërksa policia bëri 35 arrestime, kryesisht jashtë Parlamentit në Kryeqytetin Sofie ku kishin disur diskutimet mbi draftin e një kushtetute të re, e cila - sipas kundërshtarëve të kryeministrit Bojko Borisov - synon të ndalojë për dy muaj demonstratat antiqeveritare.

Në Parlamentin që ruhet nga ushtria, dje Presidenti Bullgar Rumen Radev - i cili ka patur mosmarrëveshje me Borisov - përsëriti kërkesën për dorëheqje të qeverisë dhe kryeprokurorit Ivan Geshev, të cilët sipas tij kanë lejuar mafien oligarke të marrë kontrollin e vendi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?