Komisioni mirëpret vendimin e Këshillit Evropian për të miratuar pranimin e Bullgarisë në zonën euro më 1 janar 2026, duke e bërë atë shtetin e 21-të anëtar që i bashkohet monedhës së përbashkët. Këshilli vendosi gjithashtu kët të martë për kursin zyrtar të konvertimit, duke hapur rrugën për një kalim të qetë nga Leva në Euro.
"Ky është një sukses i vërtetë. Euro do të forcojë ekonominë bullgare dhe do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe bizneset bullgare", komentoi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Bullgaria sipas këtij vendimi do t’I bashkohet eurozonës në Janar të vitit të ardhshëm më një kurs këmbini që është llogaritur thuajse në raportin 1 me 2 të monedhave( 1 euro për 1.95583 leva). Sofja zyrtare ka më pak se gjashtë muaj kohë për t’u përgatitur për tranzicionin teknik.
Komente
