Foto ilustruese

Bullgaria gjen armë që dyshohet se janë të lidhura me Hamasin

4 Prill, 14:57| Përditesimi: 4 Prill, 14:59

  • Share

Policia bullgare ka gjetur armë që lidhura me katër persona që dyshohet se janë anëtarë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ata ishin arrestuar në Gjermani dhe Holandë dhjetorin e vitit të kaluar, sipas raportimeve të mediave gjermane dhe AFP-së.

Tre anëtarë të dyshuar të grupit radikal palestinez ishin arrestuar në Gjermani më 14 dhjetor, nën dyshimet se po përgatisnin të kryenin një sulm kundër caqeve hebraike në Evropë.

I dyshuari i katërt u arrestua në Holandë.

Prokurorët gjermanë thanë se katër personat po mblidhnin armë dhe “po i mbanin gati për kryerjen e sulmeve të mundshme terroriste kundër institucioneve hebraike në Evropë”.

Revista Der Spiegel raportoi se policia gjeti fotografi të pistoletave e municioneve në telefonin e një prej të arrestuarave. Këto fotografi çuan hetuesit deri te gjetja e armëve që ishin groposur poshtë një pishe në jug të Bullgarisë, raportoi kjo media gjermane.

Prokurorët bullgarë dhe Ministria e Brendshme kanë refuzuar që të konfirmojnë këto raportime.

Prokurorët gjermanë dhjetorin e vitit të kaluar kishin deklaruar se katër të dyshuarit – një egjiptianë, dy libanezë dhe një shtetas holandez – “për një kohë të gjatë ishin anëtar të Hamasit”, grupit që nxiti luftën në Gazë, pasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit.

Një nga të dyshuarit, i identifikuar si Abdelhamid Al A., ishte akuzuar nga zyrtarë të lartë të Hamasit për gjetjen “e një depoje me armë në Evropë, që grupi fshehurazi e kishte krijuar në të kaluarën”, thanë prokurorët.

“Armët pritej të dërgoheshin në Berlin dhe të mbaheshin gati për sulme të mundshme terroriste kundër institucioneve hebraike në Evrop”, thanë prokurorët gjermanë. Fillimisht ishte besuar se armët ishin fshehur në Poloni, sipas Der Spiegel./ REL

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?