Mbledhja e Këshillit konsultativ të Sigurisë Kombëtare bullgare

Bullgaria heq afatet për t’i thënë 'PO' Maqedonisë së Veriut! Radev: Tirana Zyrtare mund të ecë para me integrimin pa u ndikuar nga Shkupi

10 Janar 2022, 20:58| Përditesimi: 10 Janar 2022, 21:09

  • Share

Bullgaria ka vendosur disa kritere që të zhbllokohet integrimi i Maqedonisë së Veriut. Më mbledhjen e Këshillit konsultativ të Sigurisë Kombëtare i thirrur nga presidenti bullgar Rumen Radev është kërkuar që të vendi të dalë me një qëndrim të përbashkët lidhur me veton për Maqedoninë e veriut. Bullgaria të vazhdojë të zhvillojë dialog të hapur me Maqedoninë, por edhe të garantojë të drejtat e bullgarëve në vend.

Radev tha për mediat se integrimi evropian i Shkupit ka ngecur por në mënyrë që ky proces të zhbllokohet Maqedonia duhet të përmbush disa kritere. Ai tha se procesi nuk duhet të kushtëzohet me afate, por me përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë. Presidenti bullgar tha se Sofja pajtohet që Tirana të nisë negociatat me Bashkimin Evropian, pavarësisht nga zhvillimet në Maqedoninë e Veriut duke lënë të kuptohet se dialogu me Shkupin për zgjidhjen e ngërçit mes tyre do të zgjasë.

Në mbledhjen e Këshillit siç deklaroi Radev janë dhënë rekomandimet si:

1.Gjatë vendosjes së politikës së brendshme, Këshilli Ministror të mbajë llogari për pozitën kombëtare të Bullgarisë, duke respektuar kërkesat e Marrëveshjes së vitit 2017, Kornizën nga viti 2019 dhe Deklaratën e 44-të të Kuvendit Kombëtar.

2.Dhënia e pëlqimit për fillim të negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut në BE nuk duhet të lidhet për afate, por me rezultate reale, veçanërisht në raport me bullgarët e Maqedonisë.

3.Pushteti ekzekutiv të vazhdojë të angazhohet për njoftimin për realizimin e Marrëveshjes nga viti 2017 në procesin negociues për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

4.Pushteti ekzekutiv të përgatisë dhe sigurojë plan aksionar për masa për arritjen e një përparimi të dukshëm në të gjitha fushat në raportet bilaterale.

5.Pushteti ekzekutiv t’u propozojë partnerëve të RMV-së formimin e grupeve të punës në fushat në përputhje me Marrëveshjen e vitit 2017.

6.Pushtetet ekzekutive të ndërmarrin masa për përshpejtim të ndërtimit të Korridorit 8 bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – si projekt i vetëm për autostradat, hekurudhat, lidhjet energjetike dhe digjitale.

7.Kuvendi kombëtar duhet t’i propozojë trupit ligjvënës të Maqedonisë së Veriut vendosjen e dialogut të strukturuar ndërmjet grupeve për miqësi dhe komisione parlamentare, me të cilat do të përforcohej besimi dhe do të mbështetej procesi gjithëpërfshirës.

Qershorin e kaluar ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën dot një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kësaj here ajo ishte kurban i probleme të Maqedonisë së Veriut. 

Po pse Bullgaria po pengon Maqedoninë e Veriut? Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?