Bullgaria mban sot zgjedhjet parlamentare! Qendrat e votimit janë hapur dhe në Tiranë, Elbasan, Korçë e Kukës

27 Tetor, 10:59| Përditesimi: 27 Tetor, 15:24

  • Share

Bullgaria zhvillon sot zgjedhje të parakohshme duke shkuar drejt një qeverie të re. Por për fatin e Sofjes, po vendoset edhe në Shqipëri.

Minoritarët bullgarë kanë të drejtë të votojnë aty ku ndodhën e për këtë, janë hapur në vendin tonë 4 qendra votimi.

Report TV pa nga afër qendrën në Kukës, ku në Pallatin e Kulturës kanë pasur mundësi të votojnë ata persona që kanë pasaportë bullgare.

Qendra e votimit është hapur ne orën 7 të mëngjesit ndërsa procesi do të mbyllet në orën 20 të mbrëmjes.

Referuar të dhënave të Censit 2023 ku për herë të parë është matur edhe minoriteti bullgar rezulton se 7057 persona në Shqipëri janë deklaruar dhe regjistruar si bullgar.

Shteti shqiptar i njeh bullgarët si pakicë në bazë të një ligji që ishte miratuar në vitin 2017. Bullgarët shkojnë në kutitë e votimit ne zgjedhjet e shtata te parakohshme brenda katër viteve dhe vetëm katër muaj pasi votuesit shkuan ne qendrat e votimit ne qershor, pas rënies se një koalicioni qeveritar te qendrës se djathtë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?