Bullizimi në shkolla është një nga problemet kryesore në institucionet arsimore në vendin tonë. Ky fenomen u rikthye në vëmendje të opinionit publik, pasi një 15-vjeçare në qytetin e Sarandës tentoi t’i jepte fund jetës, pas bullizimit në shkollë.
Përfaqësuesja e Aleancës Konservatore Dorina Mema e ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Ermal Qori, i ka bërë apel prindërve që të punojnë me pjesën psikologjike të fëmijëve.
Mema tha se prindërit duhet të punojmë më shumë me pjesën humane të fëmijëve.
“Prindërit duhet ta mësojnë fëmijën, se nuk është e rëndësishme se çfarë xhakete vesh shoku, por si sillet ai me ty. Çfarë njeriu është ai me ty?
Po ta vendosim dorën drejt prindërit dhe it hua se ke gabim, ai do të thotë që bën dy punë në ditë. Një prind për të mbajtur shtëpinë i duhet që të punojë shumë. Por me fëmijët, prindërit duhet të punojnë shumë me pjesën e formimit human. Nuk punohet me këtë pjesë. Duhet t’i mësojnë sesi ta duan kafshën, se kjo nuk është njeri, pra duhet një sjellje e veçantë.”, tha Mema.
Më tej, Mema tha se prindërit duhet të punojnë edhe me karakterin e fëmijëve, që t’i mësojnë që të mësojmë të gjykojë nga pamja e jashtme.
“Fëmija duhet të dijë si të sillet me të gjithë karakteret e fëmijëve të tjerë. Dhe prindërit duhet të punojnë shumë me karakterin e fëmijëve. Ka shumë forma të edukimit të fëmijëve, por më kryesorja është që mos ta mësojmë të gjykojë nga pamja e jashtme”, u shpreh ajo.
Komente
