Bullizimi në Tik Tok? Eksperti: Algoritmi ka vështirë të identifikojë ofendimet në shqip! Sociologia: Të rritet ndërgjegjësimi

31 Janar, 15:41| Përditesimi: 31 Janar, 17:19

  • Share

Një 18 vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali teksa përpiqej të realizonte një sfidë që është virale në Tik Tok. Të hipësh në kofanon e makinës e të përpiqesh të ruash  ekuilibrin ndërsa mjeti është në lëvizje.

Ndërkohë që fenomeni i bullizimit është gjithnjë e më teper prezent. Po a duhet të ndalohet ky aplikacion?

Të ftuar në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv eksperti i IT Besmir Semanaj, sociologia Nora Malaj por dhe Amela Buzi përdoruese e Tik Tok ndajnë të njëjtin mendim: I thonë jo mbylljes por Po ndërgjegjësimit më të madh të prindërve dhe fëmijëve për rreziqet që ka ky aplikacion dhe jo vetëm ai, të gjithë rrjetet sociale.

Besmir Semanaj thotë se teknikisht është e pamundur dhe e parealizueshme mbyllja e Tik Tok

“Teknikisht është e pamundur. Por problematikat nuk është vetëm tek Tik Tok se të njëjtat video qarkullojnë dhe në plaftorma si Instagram, youtube, X. Nëse duhet të marrim masa për rishikimin e rrejeteve sociale duhen parë të gjitha, jo vetëm Tik Tok. Se e njëjta gjuhë bullizuese dhe vjedhje identieti është kudo. Shqipëria thyen rekord për hapje të llogarive fake” thotë ai

Një problem është dhe mungesa e ligjeve.

Po a është i mundur identifikimi i llogarive false në gjuhën shqipe?

Eksperti tregon vështirësinë.

“Identifikimi bëhet, por do kohë por nga ana tjetër kapavcitetet janë të vogla dhe është e vështirë të ndiqen të gjitha këto raste. Duke qenë gjuhë jo e mirë e integruar në këto platforma dhe algoritet e platformave e kanë shumë të vështirë të kapen. Nëse vendosim një shkrim në anglisht në algoritmin dhe inteligjencën artificiale e kupton që është shantazh apo bullizim e mund ta largojë por në gjuhën  shqipe ka probleme. Do të ishte mirë që përfaqësuesit e shtetit shqiptar të negociojnë me këto platforma në mënyrë që të kemi një përmirësim të algoritmeve në gjuhën shqipe”

Edhe sociologia Nora Malaj vë theksin tek sensibilizimi.

“Mbështes kufizimin e përdorimit të Tik Tok nën moshën 16 vjeçare. Të ndërtojmë një bazë ligjore që të fillojmë të vëmë përdorimin e telefonit vetëm për nevoja bazike e mësimore për mosha të caktuara nën kujdesin e prindërve. Parlamenti mund ta hartojë këtë ligj, nismë që mund të nisë nga ministria e brendshme e shëndetësisë dhe e arsimit. Mos mbyll asnjë rrjet social por vendos fasha e përgjegjësi për individë. Duhet fushatë e fortë për sigurinë e jetës dhe sigurinë kibernetike' tha Semanaj.

Amela Buzi, një vajzë e re e cila në Tik Tok ka gjetur mundësinë e saj për të siguruar të ardhura thotë se e shfrytëzon vetëm për punë dhe jo për të bërë

“Kam jetuar në amerikë e di shumë mirë realitetin media sociale”

Ora 17:05
A e dini se mund të kontrolloni telefonin e fëmijës tuaj? Ky është aplikacioni

A e dini se mund të supervizoni telefonin e fëmijës tuaj?

Eksperti i IT Besmir Semanaj tregon se ka shumë aplikacione me të cilat mund të monitorohet telefoni i të miturve.

Ai vetë për të mbrojtur të bijën 13 vjeçe përdor aplikacionin ‘Familylink’. Një aplikacion që shkarkohet falas në google dhe të lejon të monitorosh çdo veprim që fëmija juaj kryen në telefon.

Me këtë aplikacion prindërit kanë akses të supervizuesit

“Funksionon për çdo gjë që është instaluar për telefonin tuaj që mund ti vijnë në ndihmë prindërve” thotë ai

Familylink është vetëm një aplikacion por në google mund të ofrohen disa të tjerë të cilët mund tu japin mundësinë e kontrollit të telefonit të fëmijës tuaj.   

Ora 16:58
Me foto e video bullizonin vajzën, prindërit kërkojnë ndihmë për të mbyllur llogarinë në Tik Tok

 

Eksperti i IT Besmir Semanaj tregoi për emisionin ‘Përballje’ në Report Tv një rast kur një familje i kërkoi ndihmë atij dhe jo policisë për të mbyllur një llogari ku po bullizohej e bija

“Vetëm javën që kaloi ndoqa një rast personalisht për një të mitur që i ishte hapur një llogari account me foto e video normale po fjalët që shkruheshin, muzika dhe mesazhet që përcilleshin ishin totalisht denigruese dhe bullizuese. Prindi nuk iu drejtua organeve ligjzbatuese duke ditur se nuk merren parasysh. Nuk merren parasysh se nuk ka bazë ligjore. Nuk ka një ligj që parashikon sa mund të dënohen dhe në çfarë kategori krimi. Me ndihmën e një organizate në Shqipëri u arrit që të mbyllej por ky është rast i vetëm, ne po flasim për dhjetramijëra llogari falso që denigrimin e personave”

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?