Bullizmi në ekrane, Tushi-Zhilla: Gjuha e ashpër nis nga politika! Aliaj: Mediat s’mund të bëjnë ç’të duan për audiencë! Harka: Duhet filtër për Tv kombëtare

5 Janar 2023, 14:15| Përditesimi: 5 Janar 2023, 14:51

  • Share

Bullizmi, degradimi i gjuhës dhe komunikimit në televizion është tema që u diskutua në Report Tv nga gazetarja Klotilda Harka, sociologu Gëzim Tushi, artisti Robert Aliaj dhe analisti Fabian Zhilla. Në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu shprehen se gjuha banale nis nga politikanët.

Sociologu Tushi shprehet se nëse nuk rregullohet mënyra se si flasin figurat politike, nuk do të përmirësohet situata dhe personat e tjerë që u jepet hapësira në televizione do të vijojnë të komunikojnë me të njëjtën gjuhë. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe analisti Fabian Zhilla që u shpreh se duhet të vendosen rregulla për gjuhën e përdorur.

“Patologjia e deformimit gjuhës është kthyer në instrument të përhapur. Kjo ka të bëjë me kulturën dhe nivelin e zhvillimit. Kjo gjuhë e ashpër dhe jo etike e bulliste është shtuar gjerësisht dhe kjo është në marrëdhëniet familjare, politike e mediatike. Politika në këto 30 vite është e ashpër që komunikon me gjuhë të drunjtë e të hekurt dhe përdoren tema të rënduara e akuza të ndërsjellta me një gjuhë banale. Edhe në shkolla kemi mësues me formim të deformuar. Nëse nuk rregullojmë gjuhën politike kam përshtypjen se përpjekja nuk do të ndikojë në përmirësimin e situatës”, tha Tushi.

“Cilësia e atyre që i shohin programet nuk janë audiencë që i shitet produkt të një cilësie të lartë. Sot është vërtetuar që mediat sociale krijojnë varësi. Ndaj vendosen rregulla për gjuhën e përdorur. Nuk është e çuditshme që kemi këtë elitë politike. Se di si presim të ndryshojnë kur kemi pranuar këtë diskurs banal që është ofendues për këdo nga ne”, tha Fabian Zhilla.

Gazetarja Klotilda Harka thotë se televizionet duhet të kalojnë në filtër ndërsa shtoi se nuk shërben për edukimin e njerëzve. Këtë e kundërshtoi analisti Robert Aliaj, sipas të cilit televizioni ka aq fuqi sa të vret. Ndër të tjera shtoi se duhet të ketë pasoja për këdo që pretendon se mediat mund të bëjnë ç’të duan për audiencë. Edhe për pjesëmarrjen e të birit në një reality show shprehet se nuk ka qenë dakord.

“Duhet të bëhet një filtër për televizionet kombëtare që duhet të jenë më të kujdesshëm për njerëzit që i fusin në këto formate që ndonjëherë nuk e meritojnë të jenë aty prej nivelit. Nëse dhuna është dicka që tërheq, atëherë mirë ua bëjnë se në fund të fundit, televizioni dhe spektakli është një biznes. Nuk duhet të na edukojë televizioni”, tha Harka.

“Është mungesë përgjegjësie të thuash se televizioni nuk edukon. Televizioni ka influencë vrastare. Televizioni është edukator formal që ndikon, zbavit dhe edukon. S’mund të thuash që nuk e ka këtë forcë. Nuk i lejohet televizionit të thojë bëjmë çfarë të duam që të marrim audiencë. Ky justifikim duhet të jetë penal. Kjo është një detyrim sot. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Televizioni vret, nuk është kaq e thjeshtë. Djalit i kam thënë që nuk është për ty ai format ku do të bëhesh pjesë. Nëse do futeshin personazhe që kanë përgjegjësi për publikun, formati merr vlerë”, tha Aliaj.

Ora 14:40
Artisti Robert Aliaj tregon çfarë i tha Kristit kur vendosi të bëhej pjesë e BB VIP

 

Robert Aliaj ka folur në Report Tv për pjesëmarrjen e të birit Krist Aliaj në reality show BB VIP. Teksa komentonte gjuhën banale në ekrane, artisti u shpreh se ia kishte bërë të qartë Kristit që formati nuk i shkonte tipit të tij.

"Djalit i kam thënë që nuk është për ty ai format ku do të bëhesh pjesë. Nëse do futeshin personazhe që kanë përgjegjësi për publikun, formati merr vlerë", tha Aliaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?