Bulqizë/ 50-vjeçari dëmtohet teksa punonte në një minierë kromi, niset drejt Traumës (VIDEO)

14 Mars 2023, 12:03| Përditesimi: 14 Mars 2023, 13:21

  • Share

Një minator ka mbetur i plagosur ditën e sotme në një nga galeritë e kromit në minierën e Bulqizës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11.00, teksa 50 vjeçari Shkelqim Kala ka qenë duke punuar në momentin që është goditur nga një masiv gurësh.

Ai është nxjerrë jashtë nga kolegët e tij të cilët e kanë transportuar në spitalin e Bulqizës. Duke parë gjendjen e tij, bluzat e bardha të këtij spitali kanë vendosur që minatori të transportohej për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter.

Fatmirësisht minatori është jashtë rrezikut për jetën ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?