Një tjetër minator humbi jetën ditën e sotme në Bulqizë, pasi një masiv dheu e zuri poshtë.
Minatori është Zini Murati 60- vjeç, ndërsa subjekti në të cilin punonte është ‘Çupi Grup’, me administratorë Arben Çupi.
"Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë", thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vdekja e minatorit shënon edhe viktimën e 15 nga aksidentet në punë gjatë 2024.
Lajm në përditësim...
Ekstrakt i regjistrit tregtar për të dhënat e Subjektit “shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”
Lajmi kryesor:
Dy aksidente në punë brenda pak orësh/ Në Bulqizë humb jetën minatori! Në Sarandë punëtori rrëzohet nga lartësia, sillet në Tiranë në koma
S.B/ReportTv.al