Policia e Dibrës

Kronikë

Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!

14 Janar, 16:08| Përditesimi: 14 Janar, 16:12

  • Share

Bulqizë- Një muaj pas aksidentit me pasojë vdekjen, i ndodhur në Xibër të Bulqizës, Policia vendore njoftoi sot (14 Janar) se ekzekutoi vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila kishte caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për 63-vjeçarin me inicialet B.A.

I dyshuari akuzohet se më 15 Dhjetor të vitit të kaluar, në fshatin Xibër, teksa po drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar një motomjet që drejtohej nga shtetasi P.H., 75 vjeç. 

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 75-vjeçari humbi jetën disa ditë pas aksidentit, në spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Për hetime të mëtejshme dosja iu kalua prokurorisë vendore, për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?