Është betuar si kryetare e re e bashkisë Bulqizë Festime Mjeshtri e cila do të drejtoje bashkinë për katër vitet e ardheshme, si dhe është konstituar këshilli bashkiak i bashkisë Bulqizë i cili do të përfaqësohet me 21 këshilltarë.
Në krye te këshillit bashkiak pas disa debateve për t’ju përmbajtur rregullores u zgjodh Arben Çupi përfaqësues i Partisë Socialiste, i cili arriti të merrte 12 vota nga 21 anëtarë të këshillit në total, ku shumica e vendeve në këshillin bashkiak e ka Partia Socialiste me 9 anëtarë, ndjekur nga koalicioni "Bashkë Fitojmë" me tre anëtarë dhe 9 subjektet e tjerë do përfaqësohen me nga një anëtarë.
Festime Mjeshtri arriti të siguronte fitoren në zgjedhjet e 14 majit me 60.20% të votave, e cila do të jetë kandidatja e parë femër në krye të bashkisë Bulqizë. Pas betimit Kryebashkiakja e cili do të përfaqësojë bashkinë për vite u shpreh se në mandatin e saj do të jetë transparente për të gjitha premtimet e saj gjatë fushatës dhe se stafi i bashkisë Bulqize do të jetë në shërbim të gjithë banorëve të Bulqizës.
E pranishme ne konstituaimin e këshillit Bashkiak ishte Zv Kryeministrja Belinda Balluku e cila ishte e deleguar për qarkun Dibër gjatë zgjedhjeve të 14 majit.
Pas betimit kryetarja e re e bashkisë Bulqize Festime Mjeshtri ju drejtua zyrës duke nisur ditën e pare të punës.