Foto ilustruese

Kronikë

Bulqizë, dhunoi nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore, arrestohet 31-vjeçari

2 Prill 2024, 12:39| Përditesimi: 2 Prill 2024, 12:47

  • Share

Një 31-vjeçar në Bulqizë ka rënë në prangat e policisë pasi dhunoi nënën e tij.

H.M., u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Bulqizës, të cilat morën njoftim për një konflikt në një familje.

Si rezultat i ndërhyrjes së tyre u bë e mundur ndalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

31-vjeçari kishte dhunuar nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?