Sociale

Bulqizë, drutë e zjarrit çmime të larta, abuzim me sasinë! Bashkia ua shet banorëve 3700 lek/m3 drutë e konfiskuara! Qytetarët: I kursejmë drutë si bukën

16 Tetor 2021, 17:19| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 17:34

  • Share

BULQIZË-Qyteti i Bulqizës për shkak të pozicionit gjeografik është ndër qytetet më të ftohta. Teksa ka rënë bora e parë, nevoja për ngrohje është shumë e madhe. Qytetarët thonë se një metër kub dru zjarri shkon nga 3 700 deri në 4 mijë lekë për metër kub. Përpos çmimit gjithnjë në rritje ata ankohen se tregtarët abuzojnë me sasinë e druve. Njëri prej tyre shprehet se janë detyruar t'i kursejnë sikur ta kishin bukë. 

Bashkia e Bulqizës ka krijuar ndërmarrjen "Ëood Bulqiza" SHPK për të furnizuar qytetarët dhe entet publike me drutë e zjarrit për ngrohje. Administratori Roland Duriçi, hodhi poshtë akuzat për abuzim me çmimet apo sasinë. 

"Në vitin 2020 këshilli bashkiak ka marrë vendim për krijimin e kësaj ndërmarrje, më 22. 07. 2020. Këtu janë tarifat tavan 38 mijë lek nga Këshilli Bashkia dhe 37 kryetari, 35 dysheme", thotë ai.

I pyetur nga Report Tv, Duriçi tha se ndërmarrja "Ëood Bulqiza" shet për qytetarët dhe enteve publike drutë që ka siguruar nga konfiskimi i prerjeve të paligjshme.

"IKMT Dibër ku ka konfiskuar në mënyrë të paligjshme ngastrat ia kalon bashkisë për evadim. Bashkia ka lidhur me ndërmarrjen për evadimin për shpërndarjen, këtu janë të gjitha. Kontrata është e bllokuar nga IKMT-ja. Këtu kam edhe fatura, çmimi është 37 me fiskalizim, 37 me TVSH, edhe transportin afër banesës. Aktualisht kemi dy fusha drush, ka mjaftueshëm dru", thotë ai.

Shqetësimi i qytetarëve për abuzimeve i adresohet Autoritetit të Konkurrencës, i cili duhet të ushtrojë kontrolle në treg për çmimet dhe sasinë e lëndës drusore.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?