Foto ilustruese nga spitali i Bulqizës

Kronikë

Shupenzë/ Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm se janë çarë tubacionet, rreth 30 persona përfundojnë në spital

10 Janar 2021, 19:05| Përditesimi: 10 Janar 2021, 22:00

  • Share

BULQIZË- Rreth 30 persona janë paraqitur në spital pasi dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, për shkak se janë çarë tubacionet.

Nga kontaktet që Report Tv ka pasur me banorët, mëson se situata paraqitet e rënduar, pasi spitali i Shupenzës është i tejmbushur dhe disa qytetarë janë detyruar të kthehen në shtëpi pa marrë ndihmën e duhur mjekësore. Një prej banorëve të fshatit Shupenzë e cili tha se edhe bashkëshortja e tij kishte pasur të njëjtat simptoma me banorët e tjerë, dhimbje të forta barku diarre dhe të vjella. Ai sqaroi se prej dy ditësh uji në rubineta nuk ka një ngjyrën e zakonshme dhe shijen nuk e ka të mirë. Ai shtoi se edhe fëmijët po ankohen për dhimbje barku.

Megjithatë, lidhur me këtë situatë nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e autoriteteve vendore. 

Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe vitin e kaluar po në Bulqizë ku u helmuan mbi 140 qytetarë të cilët përfunduan në spital me dhimbje barku, diarre dhe komplikacione të tjera shëndetësore.

Ora 21:58
Helmimi i 30 personave në Shupenzë, PD: Akt kriminal i përsëritur! Drejtësia të hetojë përgjegjësit

Ish-deputetja e PD në qarkun Dibër, Dhurata Çupi ka akuzuar qeverinë lidhur me ngjarjen e helmimit të 30 banorëve në Shupenzë. Ish- deputetja ka sjellë në vëmendje të njëjtën ngjarje të ndodhur muaj më parë duke vënë theksin se nuk ka asnjë hetim të kryer, nuk ka asnjë përgjegjës. Ajo i bën thirrje Prokurorisë që të nis hetimet, pasi saj pas kësaj ngjarje fshihet një akt kriminal. 

"Po i helmojnë prej 7 vitesh me varfëri duke i çuar në skamje.
Po i helmojnë duke u vjedhur xhepat përmes taksave që paguajnë rregullisht për 7 vjet me radhë. U bë e disata herë që po i helmojnë me ujin që pijnë.Janë banorët e Shupenzës kete herë dhe Bulqizes disa muaj me parë, të cilët vazhdimisht rezulton të helmohen nga uji i pijshëm në rubinetat e tyre, dhe ndonëse ky fakt është denoncuar dhjetra herë, ende askush nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Ndërsa banorëve u rrezikohet jeta nga helmi, auroritetet heqin përgjegjësitë nga vetja për këtë ngjarje.

Korrupsioni institucional në vepra publike është trendi i rilindjes, por ky korrupsion po u rrezikon jetën këtyre banorëve. Asnjë hetim nuk është kryer nga organet kompetente të hetimit. Askush nuk ndihet para një akti të tillë kriminal. Institucionet të marrin përsipër përgjegjësitë që u takojnë në mënyrë që uji të jetë ujë dhe jo helm për banorët e Shupenzës zonë ku burimet natyrore janë aq të shumta sa nuk mund të lejohet për asnjë arsye korruptive një akt i tillë kriminal.

Organet e drejtësisë të hetojnë një orë e më parë për këtë ngjarje të përsëritur e të nxjerrin para drejtësisë përgjegjësit që po ju kushton shëndetin banorëve të Bulqizës. Është koha për të vepruar dhe jo për të heshtur", shprehet Çupi.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/01/2021 00:13

    Duhet te jene bashkuar ujrat e zeza me te bardhat.Kur jetoja ne Tirane,prane Stadiumit Dinamo,gjate viteve 90' kur shpertheu bumi I te ardhurve dhe ndertimeve,dhe kur kontrolli I shtetit ishte inekzistent,uji qe na vinte ne rubineta, edhe kur vinte,shpesh vinte me ngjyre e me ere,i shoqeruar me grimca qe vetem dhe' nuk ishin,dhe nuk po I pershkruaj, se me perzihet vetem t'i kujtoj,jo me te them se c'fare mendoj qe ishin.S.d.q.ne ate kohe barku,diarrea dhe te vjellat u perhapen ne mase ne zonen tone,ne pallatin ku banoja u semuren pothuajse te gjithe.Kishte disa me fat,midis te cileve dhe une qe kujtuam se ishim me fat,ose imune,se nuk pesuam asgje nga keto,por ne fact e pesuam me keq,se u infektuam me hepatitis(botkin,ose te verdhet),dhe nje grua qe banonte nje pallat me tutje,vdiq nga hepatitis.Njerez kini kujdes!

    Përgjigju
  • One: 10/01/2021 20:13

    Ne mos gabohem kjo shkolle ka patur raste te shumta te ngjashme ku rrezikohet jeta e nxenesve. Me duket e cuditshme qe e para ndodhin kaq shume raste dhe e dyta qe dikush nuk ben gje per te mos u perseritur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?