Kronikë

Bulqizë/ Kreut të Sindikatës së Minatorëve dhe ish-kandidatit për deputet, Elton Debreshit iu vu tritol në makinë, autor vëllai i tij, arrestohet

28 Gusht 2021, 09:53| Përditesimi: 28 Gusht 2021, 10:47

  • Share

Shumëkush po mendonte për kundërshtarët, apo persona të prekur nga zëri i ngritur për të drejtat e minatorëve. Por pas tritolit vendosur në makinën e sindikalistit, ish-kandidatit të pavarur për deputet, Elton Debreshi, fshihet vetë vëllai i tij. 

Nga hetimet e bëra, policia ka arritur të faktojë se ishte Alfred Debreshi, 29 vjeç, personi që në orën 1 të mëngjesit të 27 gushtit, vuri një sasi të vogeël plasëse në makinën Mercedez Benz, parkuar në oborrin e banesës të vëllait, duke i shkaktuar dëme materiale nga shpërthimi.

Alfred Debreshi, me banim në Bulqizë u arrestua në flagrancë, edhe pse gjatë marrjes në pyetje për ngjarjen ka mohuar gjithçka. Grupi hetimor ka ngritur dyshime mbi deklarimet e tij, duke siguruar prova të tjera, që sipas tyre, janë të mjaftueshme për të implikuar 29-vjeçarin në krim.

Vetë kreu i sindikatës së minatorëve, që më 25 prill garoi për deputet si kandidat i pavarur, u pyet gjatë nga hetuesit, ndërsa sindikata që ai drejton e lidhi sulmin më së shumti me kërcënimet që Debreshi ka pasur për shkak të aktivizimit të tij në mbrojtje të të drejtave të minatorëve. Vetëm pak ditë më parë, Elton Debreshi fitoi me vendim gjykate 15 paga për pushim të padrejtë nga puna.

Teksa ende nuk dihet motivi përse Debreshi i vuri tritol vëllait, Prokuroria e Dibrës ka ngritur ndaj tij 3 akuza:  “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Ora 10:20
I vuri tritol makinës së vëllait, Alfred Debreshi 'mbush' Facebook  me foto me Elton Debreshin dhe kauzën e tij për të drejtat e minatorëve

 

Pavarësisht dyshimeve që u hodhën, sipas policisë rezulton se pas tritolit që iu vendos automjetit të minatorit Elton Debreshi, qëndronte pikërisht i vëllai, Alfred Debreshi.

Nuk dihet nëse dy vëllezërit kishin konflikte me njëri tjetrin, por nga profili në Facebook i Alfred Debreshit, nuk lihet të kuptohet se ai kishte mosmarrëveshje me të vëllanë.

Në rrjetin social nuk mungojnë foto të Alfred Debreshit me të vëllanë, e po ashtu ai i ka dhënë zë edhe kauzës së Elton Debreshit për mbrojtjen e të drejtave të minatorëve. Nuk dihen ende motivet që e çuan Alfred Debreshin t'i vendoste tritol makinës së Elton Debreshit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • F-35: 28/08/2021 09:41

    Keta te WC-se se Albinit ne Tirane akuzuan Ramen e Qeverine!

    Përgjigju
  • Vlora: 28/08/2021 09:04

    Direkt azil te burgu ky.. Me i zgjuari i Shqipetareve ky na doli... hahah

    Përgjigju
  • Mirditor: 28/08/2021 08:52

    Është vllaj o njerz mire e keq. Ka ke ma te afer se vllajnë?

    Përgjigju
  • Une: 28/08/2021 08:51

    Per te marre azil e per ti rene qylit ne Evrope pasi kane mashtruar bankat per kredit qe kurre nuk do ti kthejne.

    Përgjigju
  • samiu: 28/08/2021 08:44

    O sa te trashe qe jane keta derra....

    Përgjigju
  • Amos: 28/08/2021 08:27

    Ca bojn robt e shkret per azil

    Përgjigju
  • Anila Guga: 28/08/2021 08:17

    Kam mendim Se Kjo eshte per kredo politike te Edi Rames.Ose Kjo eshte kurdisur.Qeme pare me biseda te fshehta.Presidendi eshte komandanti a forcave te armatosura.Duam Apo nuk duan.Kjo eshte e vertete .Te Dy Edi Rama dhe Ilir Meta.Duhet te uleshin.Sepse Kjo prek interest.Tona kombetare.Mund thuehet situate me jashtezakonshme.Jo kishte kohe.Qe kishte filluar.Kur nuk I pranoi.Turqia?Pse duhette behemi.Ne,Shqipetaret strehuesit.Dhe,Kur vendet e Europes.Marrin.Jane mbi 50milon e me shume.Dhe ekonomikisht.Shume,Larte

    Përgjigju
    • Piku: 28/08/2021 10:00

      Bli celular me te madh goce se ngaterro butonat, ose shkurto tipsat.

  • Gjeologjiku: 28/08/2021 07:57

    Naftetar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?