Aksident në minierë, humb jetën një minator në Bulqizë! Pamjet pranë galerisë ku ndodhi ngjarja

24 Shkurt 2021, 13:29| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 17:06

  • Share

BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën sotme në Bulqizë, ku ka humbur jetën një minator. Report Tv bën me dije se viktima është identifikuar si Fiqiri Karaj, 49-vjeç. Gazetari i Report Tv ka shkuar pranë minierës ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Nuk dihen më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje, teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për të zbardhur motivet.

"Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në galerinë e një miniere kromi,  dyshohet se gjatë punës  është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 49 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

Kujtojmë që pak muaj më parë, më konkretisht 29 tetor miniera "mori" jetën e 3 minatorëve të tjerë. mes tyre edhe pronari i saj. Ato u asfiksuan nga gazi pasi u futën në minierë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?