Rasim Lika

Kronikë

Bulqizë/ Humbi kontrollin e zetorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 67-vjeçari

29 Korrik, 14:49| Përditesimi: 29 Korrik, 14:51

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar sot në fshatin Viçisht, Bulqizë.

Rasim Lika, humbi kontrollin e zetorit që po drejtonte, duke dalë kështu jashtë rrugës.

Si pasojë e plagëve të marra 67-vjeçari ndërroi jetë në spital.

“Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?