Kronikë

VIDEO/ Bulqizë, i riu bën drift në mes të rrugës për famë online! Gjobitet me 60 mijë lekë dhe i hiqet patenta

9 Shtator 2023, 14:08| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 14:12

  • Share

DIBER -Për pak famë në rrjete sociale një 25 vjeçari bllokoi qarkullimin e lirë për të bërë drift me makinën e tij duke rrezikuar të bëhej burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës por dhe duke ndotur ajrin.

Por videoja e publikuar në rrjetet sociale i kushtoi shtrenjtë.

Policia e Bulqizës arriti të identifikonte të riun Ermal Nasufi dhe ta shoqërojë në polici. Më pas u gjobit me 60 mijë lekë si dhe iu hoq patenta

Ndaj 25-vjeçarit, u ngrit akuza "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Ndotja e ajrit".

 

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?