Armët Shotgun dhe Kallashnikov të sekuestruara

Bulqizë, kapet me kallashnikov dhe shotgun, në pranga një 20-vjeçar! Arrestohen dhe dy shokët e tij

28 Nëntor 2020, 09:44| Përditesimi: 28 Nëntor 2020, 10:22

  • Share

BULQIZË - Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur me dy armë. Policia ka sekuestruar një armë kallashnikov dhe një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh.

Në pranga ka rënë dhe dy shokët e tij për moskallëzim krimi. Autoritetet ndaluan një automjet ku uhëtonin 20 vjeçari Denion Fiku së bashku me dy shokët e tij.

Nga kontrollet e policisë, ata gjetën dy armë zjarri, një automatik, dhe një armë gjahu tip shotgun dhe 30 fishëkë. Ata u ndaluan në vendin e quajtur "Sektori Dushaj".

Gjithashtu policia ka arrestuar dhe Saimir Hallaçin, 24 vjeç dhe Andi Çunin 25 vjeç të dy banues në Tiranë.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?