Dibër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë të Dibrës.
Një 34-vjeçar i identifikuar si Flamur Kamberi, ka vrarë me çifte kushëririn e tij Vasil Kamberi, teksa ndodheshin në pyll (paraprakisht dyshohet për aksidentale, por dinamika është ende nën investigim policor), për gjueti.
Policia vendore e konfirmoi ngjarjen e ndodhur rreth orës 12:00, në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Vasil Kamberi më herët ka mbajtur emrin Deli, por e ka ndërruar në Vasil.
“U njoftuam se është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, (Vasil Kamberi) i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital”, thotë policia.
Gazetari i Report TV, Mahir Jangulli, informon se nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Flamur Kamberi, 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, theksohet në njoftim, teksa i dyshuari po jep shpjegime për rrethanat, nëse është e qëllimtë apo aksidentale gjatë gjuetisë në pyll.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë vetë kushëriri i tij që ka njoftuar dhe ka trasportuar të plagosurin deri në afërsi të rrugës nacionale, ku është trasportuar me helikopter drejt Tiranës. 36-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra nga arma e gjuetisë dhe ka humbur jetën rrugës për në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se mund të jetë goditur aksidentalisht nga kushëriri Flamur Kamberi 34 vjeç, gjatë gjuetisë. Pritet përfundimi i hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje autorin e dyshuar.
Gjynof ky qe paska hik,po me sa di un gjuetia eshte e myllur ne shqipri..si ka mundesi qe te gjithe dali per gjueti e vrasin njoni tjetrin edhe?
Përgjigju