Bulqizë- Bëri drift me automjet në lagjet e qytetit të Bulqizës, shoferi 23-vjeçar gjobitet me 120 mijë lekë të rinj nga Policia Rrugore.
Pajmet filmike të publikuara tradhtuan të riun që me veturën e tij u pa teksa kryente manovra të rrezikshme për jetët e qytetarëve.
Menjëherë pas sinjalizimit dhe publikimit në rrjetet sociale të pamjeve, efektivët janë vënë në kërkim të mjetit “BMË” dhe shoferit të dyshuar, duke e identifikuar. Pas vendosjes së gjobës, i riu ka vendosur edhe shënimin mbi të: "Jam ndakort"
“Bazuar në një pamje filmike të postuar në rrjetin social "JOQ Albania", në të cilën shfaqet një automjet tip "BMË" duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Bulqizës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ata të Policisë Rrugore menjëherë kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh.D., 23 vjeç, banues në Bulqizë, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij”, bëri me dije policia vendor.
Policia paralajmëroi edhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast në numrin 112 për shkeljet rrugore.
Komente
