Bulqizë, maskat terrorizojnë banorët e fshatit Gjoricë, hyjnë në lokal dhe dhunojnë të riun! Dëshmia e banorit: Kanë bërë masakër (VIDEO)

24 Qershor 2020, 12:29| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 13:54

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar 3 netë më parë në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bulqizës. Persona të maskuar kanë hyrë në një lokal të fshatit ku gjendeshin rreth 20 persona, ndërsa kanë dhunuar rëndë një 25 vjeçar.

Policia bën të ditur se i riu është dhunuar me sende të forta pas një konflikti, ndërsa një banor i zonës pretendon se personat që ishin në lokal janë terrorizuar. Gëzim Miftari, djali i të cilit ishte i pranishëm në lokal thotë se kanë qenë 4 persona. Njëri prej tyre ka bërë rojë tek dera ndërsa 3 të tjerët kanë hyrë brenda duke kërkuar që të gjithë të zvarriten në tokë.

"Ka qenë një makinë që i ka prit autorët. Ata kanë bërë maskrën këtu dhe më pas kanë ikur. Kanë bërë terror, nuk është parë në 30 vitet e fundit", tha Gëzim Miftari.

Ai dhe banorët e tjerë të fshatit Gjoricë e Poshtme kërkojnë që autorët të arrestohen pasi kanë ushtruar një terror të madh, duke frikësuar të gjithë fshatin.

Ndërkohë policia thotë se "nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se nuk ka patur përdorim të armëve të zjarrit, por shtetasi F. A., pas një konflikti, dyshohet për motive të dobëta, është goditur me sende të forta nga tre persona, për të cilët shërbimet e Policisë vijojnë veprimet intensive për kapjen e tyre dhe materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?