Kronikë

Me armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Bulqizë (EMRI)

2 Korrik 2024, 09:51| Përditesimi: 2 Korrik 2024, 10:04

  • Share

Një 30 vjeçar nga Bulqiza është vendosur në pranga pasi në banesë iu gjet një armë zjarri pa leje (pistoletë).

Autori i identifikuar si Roland Gjikola banues në fshatin Sopot,  akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", informoi sot policia

Në bazë të kontrolleve të kryera policia sekuestroi pistoletën, 24 copë fishek dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Arrestimi u bë në bazë të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?