Fishekët e sekuestruar

Bulqizë/ Me armë në makinë në lagjen 'Minatori', arrestohet pasagjeri! Shoferi rrezikon jetën e policëve ikën

8 Qershor, 12:02| Përditesimi: 8 Qershor, 12:09

  • Share

BULQIZË- Një 18-vjeçar është arrestuar, ndërsa një tjetër është në kërkim pasi po lëviznin me automjet me armë zjarri pa leje në lagjen "Minatori".

Drejtuesi i automjetit porsa pa shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhërit për ndalim por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, thuhet në njoftimin e policisë.

Djali i identifikuar me inicialet K.S., është vendosur në pranga menjëherë ndërsa shoferi me inicialet E.T., 21 vjeç është larguar në këmbë pasi braktisi mjetin.

Uniformat blu kanë sekuestruar 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?