Kronikë

Bulqizë/ Minatorët në protestë prej dy ditësh: Kërkojmë rritje rroge me 10%, kemi katër muaj që presim

11 Korrik, 09:39| Përditesimi: 11 Korrik, 13:41

  • Share

Minatorët e Bulqizës të kompanisë turke ‘Yldyrim Hollding’ prej dy ditësh po protestojnë për një rritje rroge prej 10%.

Edhe pse në mënyrë paqësore sot minatorët nuk janë lejuar të protestojnë brenda ambienteve të minierës duke u bllokuar kartat e ‘chekin-it’.

Për Report Tv ata shprehen se kanë katër muaj që presin që t’u rritet paga, pasi me atë që marrin nuk i dalin dot.

 “Jemi mbledhur për të kërkuar 10 % e rritjes së pagës, 5% na e kanë premtuar që prej janarit, por deri tani nuk kanë bërë asgjë. Ne kemi edhe një sindikatë por ata janë në krahun e kompanisë. Do ta vazhdojmë protestën, nuk kalojmë dot muajin me rrogën që marrim”, tha një minator.

“Jemi mbledhur për të drejtat tona, nuk na i kanë plotësuar kushtet. Kemi katër muaj që presim, për rritjen e pagës me 10%”, tha një tjetër.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?