Kronikë

Bulqizë/ Mjeti humb kontrollin dhe përplas këmbësoren, humb jetën 59- vjeçarja

20 Mars, 16:42| Përditesimi: 20 Mars, 17:30

  • Share

Bulqizë-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku një mjet ka dal nga rruga dhe ka përplasur një këmbësore.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, ku Sali Hoxha, 64 vjeç duke drejtuar automjetin e tij ka dal nga rruga pasi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur këmbësoren Hysnie Murra, 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

‘Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi Sali Hoxha, 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar  këmbësoren, shtetasen Hysnie Murra, 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë’, njoftoi sot policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?