Kronikë

Bulqizë/ Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari

4 Gusht, 14:22| Përditesimi: 4 Gusht, 14:25

  • Share

Bulqizë - Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës

Gjykata e Dibrës i kishte caktuar arrest me burg për ngacmim seksual.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit I.R., 56 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë.

Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?