Foto ilustruese

Bulqizë, minatori plagoset pas shembjes së gurëve në galerinë e minierës së kromit! Nisin hetimet (EMRI)

9 Janar, 16:14| Përditesimi: 10 Janar, 01:31

  • Share

DIBËR- Një 42 vjeçar në Bulqizë është vënë nën hetim nga policia për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë pas një incidenti ku mbeti i plagosur një punëtor. Mësohet se ka nisur procedimi penal ndaj Gentian Fishtës, 42 vjeç me detyrë brigadier në subjektin minerar “GERTI shpk” me administrator Jeton Danin.

Hetimet kanë nisur pasi ditën e djeshme, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galerinë e kromit, ka mbetur i plagosur 50 vjeçari L.D, (vagonist në minierë) i cili fatmirësisht tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?