Bulqizë/ Përleshje mes shtatë personave në lokal, 2 të plagosur dhe po kaq të arrestuar! Policia parandalon përshkallëzimin, 5 të tjerë nën hetim

14 Gusht, 09:44| Përditesimi: 14 Gusht, 10:02

  • Share

Bulqizë- Përleshje masive mes të paktën shtatë personave të ndarë në dy grupe në Bulqizë dhe po me kaq të plagosur, Policia parandalon përshkallëzimin e situatës dhe arreston 2 prej tyre, teksa ka marrë për hetim në gjendje të lirë 5 të tjerë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Trebisht, në ambientet e një lokali dhe policia vendore bëri me dije se motivet janë të dobëta. Të implikuarit në konfliktin fizik të përgjakshëm mësohet se janë anëtarë të dy fiseve të ndryshme.

Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar  shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, pasi kanë fraktura të ndryshme në trup. paraprakisht nga grupi hetimor mësohet se të dyshuarit gjatë përleshjes kanë qenë në gjendje të dehur.

Burime zyrtare thanë se pas hetimeve paraprake arrestuan me akuzën "plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, të dyshuarit Azem dhe Pelikron Osmani. Në pyetje po merren personat e përfshirë në përleshje dhe dëshmitarë të tjerë në fshat, për të mësuar më shumë rreth motiveve dhe dinamikës së plagosjes e përleshjes.

“Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë bënë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt, që mund të kishte pasoja për jetën. Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht, shtetasit A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., duke përdorur dhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit”, bëri me dije policia vendore në njoftimin zyrtar, teksa të implikuarit mësohet se janë  anëtarë nga dy fise të ndryshme në fshat.

Pas veprimeve paraprake për dy të ndaluarit u ngrit akuza e “plagosjes me dashje”, në bashkëpunim dhe për të shoqëruarit "plagosja e lehtë me dashje", po e kryer në bashkëpunim. Të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, kurse hetimet po i ndjek Prokuroria e Dibrës, për të sqaruar dinamikën dhe shkaqet e vërteta të përleshjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?