Një 16- vjeçar është vënë në prangat e policisë, ditën e sotme, pasi përplasi për vdekje një 82-vjeçaren me inicialet S.M me motomjet dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, (28 gusht) në fshatin Ostren, aty ku 82- vjeçarja u aksidentua nga një motomjet që drejtohej nga i mituri,
Sipas policisë, 16- vjeçari pasi u arrestua nga policia u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
“Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motomjetin që dyshohet se drejtonte 16-vjeçari”, njoftoi policia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.