Bulqizë/ Po peshkonte me gjenerator, humb jetën 30-vjeçari, ra në kontakt me rrymën elektrike (EMRI + FOTO)

2 Qershor, 18:02| Përditesimi: 3 Qershor, 18:32

  • Share

BULQIZË – Një 30-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi teksa peshkonte me gjenerator, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

30-vjeçari i identifikuar si Klodian Kala po peshkonte në lumin e fshatit Sofraçan, kur pësoi kontaktin fatal me rrymën elektrike.

Report Tv mëson se viktima është nga fshati Peladhi i Njësisë Administrative Zerqan.

“Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi Klodian Kala, rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”,-njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ora 18:49
FOTO/ Ky është peshkatari 30-vjeçar që humbi jetën sot në Bulqizë

1717346440_finalprojekt.00433918.Still223.jpg

Ky është peshkatari 30-vjeçar,Klodian Kala,  që humbi jetën pasditen e sotme, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte me gjenerator.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/06/2024 02:08

    Provoi mbi vete se cfare ndjejne peshqit ne trupin e tyre kur ky i kapte duke i ngordhur me elektroshok.

    Përgjigju
  • San Giovanni: 02/06/2024 23:34

    Karma is bitch!!

    Përgjigju
  • Edi: 02/06/2024 22:21

    Fantastike. Lajmi i dites!!!

    Përgjigju
  • Turi: 02/06/2024 21:32

    Gjynah se eshte djale i ri por njerezit duhet te ndergjegjesohen dhe mos te bejne peshkim me korent apo me dinamit sepse dhe natyren e shkaterron dhe veten e rrezikon

    Përgjigju
  • Emri: 02/06/2024 19:44

    Quhet seleksionim natyror. Njeriu normal e di qe me korrentin nuk behet shaka, sidomos ne uje. Keto gjera i kemi mesuar qe ne shkolle fillore dikur

    Përgjigju
    • Or tej: 02/06/2024 22:40

      Perderisa me anen e korrentit e zinte peshkun e dinte shume mire ate gje or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?