Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë të shumëkërkuarin Fadil Tërnova. Policia thotë se 32- vjeçari është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ishte i shpallur në kërkim për disa vepra penale. Tërnova u arrestua në kuadër të operacionit "Fundi i arratisë" dhe në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e një bodrumi. Ternova është arrestuar edhe më parë nga forcat RENEA.
"Në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas rrethimit të banesës dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Fadil Tërnova, 32 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë", thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë operacionit, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip "Glock" që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.
Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe "Armëmbajtja pa leje". Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale, i dënuar për vrasjen e biznesmenit të koromit Shefqet Shehu, në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si "Përndjekja", "Kanosja", “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Berisha u bani njerez u dha arme me mbrojt erzin nderin familjen gjinine Kanunin.Posht Edu Rama
Përgjigjui dënuar për vrasjen e biznesmenit të koromit Shefqet Shehu, në vitin 2013 Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018 vetem 5 vjet burg paska bere ky per vrasje,po pse o gazetar leshi nuk i shkoni deri ne fund historise,si u lirua etj etj etj.Ketu ka njerez qe per vjedhje kane bere nga 7 vjet burg. bujrum si ky rast keni plot,shkoni neper gjykata dhe prokuri dhe mos ju ndani atyre qe me nje te rene te cekicit kane bere masakra.
PërgjigjuNe 2013 paska vrar nje biznesmen dhe ne 2020 qenka i lir ore ka shtet ktu apo ska ku esht kjo palo drejtesi e re
PërgjigjuTalleni mire beni, me rrezikshmeri te larte ky i pa lare...!!! Imagjino kto tjeret ne tirane e shkoder e elbasan, durres, fier e vlore, jane lepurusha para kti fshatarit sipas jush!!! Skeni faj, talluni..
PërgjigjuTrimat lepur ,,kure vjen puna me shtetin dhe Ligjet ,,,gjejne shpejte e shpejte vrimen e miut...harojne qe vrima e miut,,Si nxen dote,,,Mbeturina.. Ska me Ligje Si Ligjet e Saliut Tokave te zanun..Ka Ligje Evropianet,,ne Burg dhe me leje per Hajrosje...ne hajer te paster..
PërgjigjuKe te drejte, Edi Rama dhe Rilindja po e bejne Shqiperine xhenet more xhenet! Ja pse rrine ne pushtet satrap si Edi Rama dhe Sali Berisha se ka njerez me logjike inferiore dhe shpirt te shitur si puna jote!