Kronikë

Bulqizë/ Sekuestrohen 7680 kapsolla, nën hetim dy pronarët e dyqaneve (VIDEO)

25 Dhjetor 2019, 09:42| Përditesimi: 25 Dhjetor 2019, 09:48

  • Share

7680 kapsolla janë sekuestruar nga policia në Bulqizë në kuadër të kontrolleve në disa qytete, si dhe janë vënë nën hetim dy pronarët e dy dyqaneve.

Konkretisht në dyqanin në pronësi të  A. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të K. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 pako me 60 kapsolla secila.

Ndërkohë policia njofton se do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin, në subjekte të ndryshme, "Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve".

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?