Foto nga veni i ngjarjes

Kronikë

Ishte duke kaluar te vijat e bardha, makina përplas këmbësoren në Përmet

19 Prill, 14:44| Përditesimi: 19 Prill, 15:01

  • Share

Përmet- Një aksident rrugor është shënuar sot në qytetin e Përmetit. Një automjet tip BMW drejtuar nga 38 vjeçari me iniciale G.Kapllanaj ka përplasur 60-vjeçaren me inicialet L.L., teksa po kalonte te vijat e bardha.

Pas përplasjes 60-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përmetit. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

"Rreth orës 13:45, në kryqëzimin e qytetit të Përmetit, shtetasi J. K., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "BMW", ka përplasur këmbësoren, shtetasen V. L., 60 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 60-vjeçarja, e cila ndodhet në Spitalin e Përmetit, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme", informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

SI.E./Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?