Bulqizë-Një 31 vjeçar nga Bulqiza është vendosur në pranga pasi theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve të kryera 24/7, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G.L., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibrës, për veprime të mëtejshme.