Një aksident me pasojë vdekjen e një punëtori është shënuar këtë të mërkurë, rreth orës 11:30, në minierën e Bulqizës.
Viktima është identifikuar si Kujtim Dangri, 38 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës 'True L'.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta.
“Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., 38-vjeç, punonjës në këtë subjekt”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Komento
Komente

Cdo punonjes qe humb jeten duhet te kete deshmperblim fiks duke nis nga 100,000$ dhe gjobe nga shteti kompanive 50,000$ fikse keshtu rritet cilesia e sig.ne Pune ndryshe mbetet kombi pa punonjes cdo dite
Përgjigju