Një 27-vjeçar nga Bulqiza është vendosur në pranga pasi akuzohet se në banesën e shtetasit me inicialet M.B., në lagjen "Minatori, ka vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular.
Komisariati i Policisë Bulqizë, pas marrjes së denoncimit ka organizuar punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
I riu me inicialet E.A., ka qenë i dënuar disa herë për vjedhje, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.
Komento