Bulqizë- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës pasi vodhi para dhe 2 aparate celularë, në një banesë.
Bëhet me dije se ngjarja është regjistruar gjatë natës, ndërsa banesa i përket një 51-vjeçari.
"Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 28 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas dyshohet se gjatë natës ka vjedhur në banesën e një 51-vjeçari në Bulqizë, një shumë parash dhe 2 aparate celularë", informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja”.
Komente
