Bulqizë - Një 30-vjeçar nga Bulqiza ka rënë në prangat e policisë. Ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një 56-vjeçareje.
Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës.
Sipas njoftimit të policisë Bekim Duriçi rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Paratë e vjedhura u sekuestruan si provë materiale.
“Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.
Ky shtetas dyshohet se gjatë natës ka vjedhur në dyqanin e një 56-vjeçareje në Bulqizë një shumë parash, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja”.
Komente
