Foto ilustruese

Kronikë

Bulqizë/ Vodhi para në një dyqan, arrestohet autori (EMRI)

30 Shtator, 13:04| Përditesimi: 30 Shtator, 13:11

  • Share

Bulqizë - Një 30-vjeçar nga Bulqiza ka rënë në prangat e policisë. Ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një 56-vjeçareje.

Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës.

Sipas njoftimit të policisë Bekim Duriçi rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Paratë e vjedhura u sekuestruan si provë materiale.

“Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas dyshohet se gjatë natës ka vjedhur në dyqanin e një 56-vjeçareje në Bulqizë një shumë parash, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?