Bulqizë- Flamur Kamberi, i cili akuzohet se vrau aksidentalisht me armë gjahu kushëririn në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, një ditë më parë (16 janar 2025) është arestuar
Ndërkohë tre të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.
"Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Prokurorinë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, në Bulqizë, arrestuan shtetasin Flamur Kamberi, 43 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.K., 33 vjeç; H.T., 42 vjeç; R.K., 28 vjeç, banues në fshatin Tërnovë", informoi sot policia.
Raportohet se dy kushërinjtë, së bashku me tre të tjerë kishin dalë për gjueti dhe aksidentalisht Flamur Kamberi, ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të 36 vjeçarit, i cili pas plagëve të marra ndërroi jetë teksa po transportohej me helikopter për në spital.
"Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Flamur Kamberi, së bashku me shtetasin Vasil Kamberi (viktima), dhe shtetasit A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht shtetasin Flamur Kamberi, ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të shtetasit Vasil Kamberi, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital", huhet më tej në njoftimin e bluve.
Në vendin e ngjarjes blutë sekuestuan në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.