Kronikë

Bulqizë/Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, nis hetimi për 3 persona! Mes tyre edhe një 17 vjeçar

27 Nëntor 2024, 14:15| Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 15:34

  • Share

Bulqizë-Policia e Bulqizës ka nisur hetimin për tre persona, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve.

Sipas njoftimit të policisë ata i përkasin moshave 38, 28 dhe 17 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë

“Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet  e seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar punën duke evidentuar e goditur 3 raste.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit J.M., 38 vjeç; M.Sh., 28 vjeç; dhe L.P., 17 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë, pasi gjatë këqyrjes së celularëve të tyre u konstatuan faqe të hapura për ushtrimin e paligjshme të lojërave të fatit”, informoi sot policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celularë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhema: 28/11/2024 17:19

    Kjo është koruptive dhe bashkëpunim me krimin sepse nuk kapin kokat e krimit por meren me viktimat sepse ata që luajnë të tillë janë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?